Feronikeli i Zekerija Ramadanit marshon në krye të Ipko Superlika e Kosovës. Ditën e sotme ata kanë kaluar me sukses skuadrën e KEK-ut, duke e mposhtur me rezultatin 4-1. Shënuan Karioka, Fazliu dhe Magani, të cilët më parë kanë luajtur në Superiore.
Triumf edhe për Dritën e Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro fitoi vetëm në fund kundër Drenicës në transfertë. Bujar Shabani, ish-mesfushor i Skënderbeut, shënoi golin e parë për bardhekaltrit.
Pesë minuta nga fundi i takimit ishte Taulant Dajaku që barazoi shifrat, duke realizuar me penallti. Gjithsesi Drita nuk u dorëzua dhe mori një fitore jetike. Xhevdet Shabani, ish-futbollist i Teutës, shënoi golin që vendosi fatet e ndeshjes.
Në takimin tjetër mes Ballkanit dhe Ferizajit ishte Dren Gashi ai që shënoi në pjesën e dytë dhe i dha fitoren skuadrës së tij në transfertë. Pikë me vlera për Ferizajin.
IPKO SUPERLIGA – JAVA 9
Drenica-Drita 1-2
Shënues: Dajaku 85’ (pen.)/ B. Shabani 65’, Xh. Shabani 89’
Ballkani-Ferizaj 0-1
Shënues: Gashi 79’
Feronikeli-Kek 4-1
Shënues: Karioka 12’, Fazliu 19’, Magani 48’, ? / ?