VIDEO | Spektakël për kreun, Alkaser nderon Dortmundin

Dortmundi ka arritur të fitojë ndeshjen e katërt rresht në shtëpi dhe të katërtën rresht përfshirë kampionatin dhe Champions Ligën. Festival golash në “Signal Iduna Park” me verdhezinjtë, të cilët mposhtën Augsburgun me rezultatin 4-3. Kjo fitore i ngjit vendasit në vendin e parë në kuotën e 17 pikëve pas javës së shtatë.

Dy zëvendësuesit Pako Alakser me një tripletë dhe Mario Gëce ishin autorët e golave të Dortmund, të cilët u gjenden dy herë në dizavantazh pas golave të Fingobason dhe mbrojtësit Maks. Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol të miqve, ndërsa pjesa e dytë ishte plot emocione.

Alkaser barazoi dy herë avantazhin e Augsburg, ndërsa goli i Gëces në minutën e 84 u duk se i dha fitoren vendasve, por Augsburg barazoi tre minuta më vonë me anë të austriakut Gregorish. Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, Pako Alkaser shënoi një eurogol, të tretin personal dhe të katërtin për ekipin në minutën e gjashtë shtesë, duke çuar në ekstazë ekipin e tij.

Fitorja përballë Lokomotivës në Champions i ka bërë mirë Shalkes, që fitoi një tjetër transfertë. Ekipi i Tedeskos fitoi 0-2 kundër Duseldorfit me dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë. Amerikani Mek’Keni dhe austriaku Burgstaler i dhuruan fitoren Shalkes, që ngjitet në kuotën e shtatë pikëve pas po kaq javësh.

Hanover ka marrë fitoren e parë në këtë sezon pas fitores me rezultatin 3-1 kundër Shtutgartit. Amerikani Bobi Vud ishte heroi i vendasve me dygolëshin e shënuar, ndërsa miqtë Mario Gomez shënoi golin e vetëm të Shtutgartit. Në fund Bebu shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Hanoverit.

Pa gola është mbyllur dhe ndeshja midis Maincit dhe Hertës së Berlinit. Me këtë pikë, miqtë ngjiten në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Mainc mban vendin e tetë.

Java e shtatë e Bundesligës

Dortmund – Augsburg 4-3
(Alkaser 62’, 80’, 96’ Gëce 84’ / Fingobason 22’, Maks 71’, Gregorish 87’)

Duseldorf – Shalke 0-2
(Mek’Keni 48’, Burgstaler 53’)

Hanover – Shtutgart 3-1
(Vud 30’, 45+1’, Bebu 91’ / Gomez 50’)

Mainz – Herta Berlin 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online