Një fenomen tejet shqetësues është vënë re në stadiumin “San Siro” gjatë ndeshjes Inter – Atalanta.
E përditshmja sportive “Corriere dello Sport”, ka zbuluar se struktura e katit të tretë të stadiumit ka pësuar lëkundje që shkojnë deri në pesë centimetra. Kjo gjë ka vënë në alarm bashkinë e Milanos që ka grumbulluar një grup ekspertësh për të analizuar këtë fenomen.
Sipas raportit të hartuar nga komisioni i ekspertëve, kati i tretë i strukturës së stadiumit fillon të dridhet e të lëkundet në frekuenca të caktuara.
Kati i tretë të “San Siros” u ndërtua në fund të vitete 80-të në mënyrë që kapaciteti i stadiumit të shkonte në 85000 vende, investim ky që u krye me anë të fondeve të shtetit italian në kuadër të Botërorit të 1990-ës.