Fenerbahçe përjetoi një sezon të tmerrshëm, teksa rrezikoi të binte nga Superliga turke për herë të parë në historinë më shumë se 112 vjeçare të klubit. Presidenti Ali Koç kërkon të shmangë përsëritjen e atij makthi dhe për këtë ka filluar të afrojë në ekip emra më eksperiencë.
Sipas medieve turke, klubi nga Stambolli kërkon të blejë kartonët e Aleksandër Kolarov dhe Ljubomir Fejsa. Dy futbollistët serbë janë ende në kontratë me klubet përkatëse, Roma dhe Benfika.
Personi që është në qendër të këtij operacioni është një agjenti i njohur shqiptar, Fali Ramadani. Tetovari është agjenti i dyshes së futbollistëve dhe për momentin ndodhet në Romë për të negociuar për të kartonin e Kolarov, ndërsa me mbylljen e tratativave, radha do i kalojë mesfushorit të Benfikës Fejsa.