Roxher Federer dhe Novak Xhokoviç rikthehen të përballen me njëri-tjetrin pas dy vitesh e gjysmë pritje. Dy tenistët elitarë do të luajnë sot në orën 22:00 në finalen e “Cincinnati Masters”. Në duelin e fundit në vitin 2016, serbi triumfoi pas katër setesh në gjysmëfinalen e Australian Open.
Xhokoviç mundi në gjysmëfinale kroatin Marin Ciliç 6-4, 3-6, 6-3, ndërsa Federer fitoi ndaj belgut Gofin, i cili ka dha dorëheqjen në setin dytë. Federer u shpreh i lumtur që rikthehej të luante ndaj Xhokoviçit: Është bukur të ndeshem përsëri me Novakun. Ka kaluar shumë kohë dhe të dy kemi kaluar dëmtime e suksese të ndryshme që nga atëherë.
The Men's Final is SET:
World No.2 Roger Federer versus No.10 Novak Djokovic.
Who will claim the coveted crown? pic.twitter.com/iaqiXWHcSZ
— Cincinnati Open (@CincyTennis) August 19, 2018