Në Serie A kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur dhe gara më e ethshme është ajo për kualifikimin në UEFA Champions League. Atalanta, Inter, Milan dhe Roma janë në garë për dy vende, me bergamaskët dhe zikaltrit që janë më të favorizuarit.
Pas tyre qëndron dhe Milani, që pret një hap fals të Atalantës, të cilët javën e ardhshme luajnë në transfertën e vështirë të Juventusit. Pikërisht për këtë sfidë, kuqezinjtë kanë kërkuar në federatë, që të zhvillohet në të njëjtin orar me ndeshjen Milan-Frozinone.
Gjithsesi, federata italiane e ka hedhur poshtë kërkesën e Milanit, me “Djallin” që do të luajë pasditen e së dielës në orën 18:00 ndaj Frozinones, ndërsa Atalanta do të luajë ndaj Juventusit në orën 20:30.