Milani pësoi një humbje të hidhur pasditen e djeshme, ku Fiorentina fitoi 0-1, brenda në “San Siro”. Një disfatë, që shton akoma më shumë pikëpyetjet për numrin një të pankinës kuqezi, Xhenaro Gatuzo, ku tashmë Milani ka humbur dhe vendin e katërt, që të çon në Champions për sezonin e ardhshëm.
Ecuria e “djallit” ka ardhur gjithnjë e në ulje, mjafton të kujtojmë tre ndeshjet e fundit në Serinë A, ku nuk kanë shënuar asnjë gol, rekordi më i keq ky që nga viti i largët 2001. Sfidat e ardhshme, do ta vënë përballë Frosinones dhe Spalit ekipit e Gatuzos dhe siç raportohet nga mediat italiane, janë dy mundësitë e fundit për trajnerin.
Në rast të një hapi fals, numri një i stolit do të shkarkohet, me zëvendësuesin e mundshëm që thuhet të jetë Arsen Venger. Fati i Gatuzos, luhet këto gjashtë dit, ku do të ketë dy ndeshje jo të vështira në letër.