Fasone: Milani, pas 5 vitesh në majën e botës

Milani i ri, me dyshen drejtuese Marko Fasone-Masimiliano Mirabeli, ka mbushur 100 ditët. Një bilanc pozitiv si fillim, sidomos për sa i përket merkatos, me blerje të shkëlqera.

Fasone ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka bërë një analizë të ecurisë së projektit kuqezi, duke  u ndalur te çështjet financiare: “Presidenti Jonghon Li ka marrë 303 milionë euro hua nga Elliott Management Corporation dhe shuma duhet shlyer deri në tetor 2018. Besojmë se gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur, është një shifër që rikuperohet lehtë.

“Kemi një plan 5-vjeçar, ku synojmë të kalojmë nga 200 milionë euro të ardhura në 400-500 euro. Themi se në vitin 2022, nëse duam të flasim për objektiva, do ishte bukur që Milani të ishte mes 5 klubve të parë në botë. Po riniset edhe makina e sponsorizimeve: javën e ardhshme do të zyrtarizojmë një sponsor të nivelit të lartë. Tani vëmendja ndaj Milanit është shtuar ndjeshëm dhe vitin e ardhshëm mund të futemi në një Bursë në Lindje.

“I jemi mirënjohësh UEFA-s, sepse na ka dhënë kohë për të rregulluar bilancet. Marrëveshja vullnetare na jep një vit oksigjen.

“Stadiumi i ri? Duhet të gjejmë marrëveshjen të tre palët: ne, Interi dhe Komuna. Nuk e dimë ende nëse do të vazhdojmë në San Siro, apo do të zgjedhim rrugën e stadiumit në pronësinë tonë.

“Në sezonin 2019-20 synojmë të dalim nga minusi dhe më pas shpresojmë të fillojnë fitimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online