Çmenduri, llogaritë e Vllaznisë të bllokuara nga një shoqëri fantazmë

Një ndër hallet më të mëdha të Vllaznisë këto vitet e fundit lidhet me “Gea Sport”, kompania zvicerane që mori për pak kohë administrimin e Vllaznisë para disa vitesh, u largua shumë shpejt dhe tashmë është në gjyq me klubin shkodran, duke kërkuar dëmshpërblim për mosrespektim të marrëveshjes nga klubi shkodran.

Duke qenë se “Gea Sport” ka fituar gjyqin në shkallën e parë, Vllaznisë i janë bllokuar llogaritë me urdhër nga Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”.

Sot Bashkia Shkodër ka dalë me një komunikatë për mediat, ku jep një lajm të bujshëm: Qendra e Arbitrazhit Tregtar “MEDART” është fantazmë, nuk është e regjistruar fare në shtetin shqiptar!

Bashkia Shkodër me anë të disa shkresave zyrtare i është drejtuar për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë, Insitutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit në lidhje me ushtrimin e aktivitetit nga ana e Qendrës Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”.

Përgjigja zyrtare marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit është:

“Qendra e Arbitrazhit Tregtar “MEDART” nuk rezulton e regjistruar në regjistrin tregtar”.

Këto të dhëna zbulojnë mashtrimin e madh në këtë çështje. Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “Medart” më datë 27.06.2016, periudhë në të cilën është jo aktive, me status pasiv, (vepron ne paligjshmëri te plote), ka dhënë një vendim në dëm të KF Vllaznia sh.a., vendim i cili shkakton një dëm të ekonomike financiar dhe moral.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër si aksionari i vetëm i Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, çmon se subjekti Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART” ka vepruar në mashtrim dhe duke shpërdoruar detyrën e cila pretendohet të ushtrohet nga ana e saj.

Për arsyet e mësipërme, Bashkia Shkodër i është drejtuar Prokurorisë pranë Gjykates se Shkalles se pare për Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj subjektit të kallëzuar Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara në këtë kallzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online