Marko Fasone, pas akuzave të drejtpërdrejta nga ana e Xhejms Palotës, presidentit të Romës, ka folur nëpërmjet faqes në Facebook të Milanit, duke dhënë këtë deklaratë për shtyp dhe duke iu përgjigjur kështu kolegut të tij. “Duhet të them se kam mbetur i befasuar. Kur në mëngjes lexova këto deklarata. Në fillim sa i përket stilit, pasi është e pazakontë që një klub të sulmojë kështu direkt dhe me këtë terminologji. Dëgjova të thuhet se pronarët e Milanit nuk kanë para për të blerë klubin dhe kjo është e gabuar.
Tashmë të gjithë e dinë që pjesa e parave të fondit për të cilin flet edhe presidenti Palota, pra Elliott për të financuar Milanin është 180 milionë euro nga 740 mln në total. E përsëris, pasaktësi nga një anë dhe stil i diskutueshëm nga tjetra. Unë nuk e di ai kujt i referohet kur përmend fjalinë “do të paguajnë pasojat”.
Në krahasim me faturimin e klubit është jashtëzakonisht më i mirë se ai që ka Roma, që ka fatin e keq që kuotohet në bursë dhe ndaj në një bilanc publik. Nuk ia lejoj vetes që ta komentoj, por çdokush mund të shkojë dhe të verifikojë këto që po them. Nuk më shqetëson që presidenti Palota nuk kupton se si po shpenzon Milani, më shqetëson më shumë kur akuzon se “kemi dalë mendsh!”. Ne menaxherët mundohemi të jemi racionalë dhe te kthjellët. Nuk jemi tifozë, çdo investim është i kalkuluar dhe i bazuar mbi faktin se mendohet të shlyhet me fitimet shtesë që ky investim do të sjellë. Do ta ftoja dhe lusja që të llogariste që futbollistët që kemi blerë deri tani i shtohen asetit të klubit, që rrisin vlerën e tij dhe i japin më shumë prestigj.
Kur blihet një klub – dhe presidenti e di mirë sepse e ka zanat – shihen asetet që ky ka në bark dhe, në rastin tonë, aseti janë ekskluzivisht lojtarët. Ata që kemi blerë janë të rinj dhe me prespektivë, ndaj mendojmë se do të na japin rezultate ekonomike në periudhë të shkurtër. Milani ecën përpara, por më zgjuan këto deklarata të Palotës. E rinovoj ftesën ndaj tij, kur të dojë, jam këtu në Itali dhe punoj 20 orë në ditë për Milanin. Nëse dëshiron që të ballafaqojë bilancet. Nëse më duhet të mësoj diçka, jam i disponueshëm, por kritikat e bëra në këtë mënyrë, pak bezdi më japin”.