Ngolo Kante është një idhull i tifozëve të Çelsit, por jo vetëm. 27-vjeçari francez është një futbollist, i cili jep gjithmonë maksimumin në fushë, ndërsa jashtë saj është i thjeshtë, i përulur dhe i turpshëm dhe kjo e bën një personazh të dashur për të gjithë tifozët e futbollit.
Gjatë ditës së djeshme, mesfushori i Sarrit ka vizituar rastësisht një xhami në Londër dhe disa tifozë kanë gjetur rastin për ta ftuar për darkë. Një ftesë që përgjithësisht merr përgjigje negative, ose refuzohet me mirësjellje, por Kante është ndryshe nga të tjerët.
“Përshëndetje, a dëshiron të vish për darkë me ne sonte?”, ishte pyetja e disa tifozëve të Çelsit drejtuar idhullit të tyre, ndërsa Kante u është përgjigjur: “Ok, takohemi sonte dhe më jepni adresën e shtëpisë tuaj. Në çfarë ore do të takohemi?”
Kante e ka mbajtur fjalën dhe ka vizituar shtëpinë e tifozëve të Çelsit, të cilët kanë kaluar momente të paharrueshme me lojtarin e tyre të preferuar dhe Kampionin e Botës në fuqi me Francën.
Re della simpatia continua a far capire quanto é umile, #Kanté accetta l’invito a cena di un tifoso in Inghilterra.
Lui era in una moschea a Londra e uno dei ragazzi ha detto, vuoi venire a cena a casa nostra… il campione del mondo ha detto si per l’allegria di tutti. pic.twitter.com/QIIIVJXdcL— Andersinho Marques (@Andersinho_ITA) September 17, 2018