“Faleminderit që na lejuat të ëndërrojmë”: Tifozët e Uotford tregojnë klas në tribuna

Ditën e djeshme u luajt në “King Poëer Stadium” përballja midis Leister dhe Uotford, që përfundoi me fitoren e dhelprave 2-0, ku golat u shënuan nga Vardi dhe Medison në pjesën e parë. Gjithsesi, përveç ndeshjes ajo që ra më shumë në sy ishte një gjest i bërë nga tifozët e Uotford.

Të gjithë besoj janë në dijeni të tragjedisë së ndodhur disa kohë më parë, ku presidenti i Leister, Vichai Srivaddhanaprabha, humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tij. Së bashku me të humbën jetën dhe katër persona të tjerë që ishin në helikopter.

Pikërisht në sfidën e djeshme tifozët e Uotford bënë një gjest fantastik duke hapur një parullë gjigante, në nder të presidentit të ndjerë të Leisterit, ku shkruhej: “Faleminderit Vichai, që na lejuat të gjithëve të ëndërrojmë. Prehu në paqe.”


Një mesazh mjaft i bukur, që falënderon presidentin Vichai, për arritjen e fitimit të Premier Ligë me një ekip të vogël si Leister. Kjo gjë bën që edhe ekipe të tjera të vogla, si Uotford mund të ëndërrojnë që një ditë të jenë dhe ata mbretër të Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online