PSG njihet si një ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti në vitet e fundit për transferimin e lojtarëve dhe jo vetëm. Prej kohësh, UEFA kishte hapur një hetim ndaj klubit francez, për shkak të rregullave të “Fair-playt financiar”.
Organizmi më i lartë qeverisës i futbollit evropian, së fundmi kishte kërkuar që hetimet t’i niste dhe një herë nga e para, por PSG doli menjëherë kundër, madje duke e çuar çështjen në Gjykatën e arbitrazhit, siç njihet nga të gjithë me emrin CAS.
Ditën e sotme është raportuar zyrtarisht vendimi dhe CAS ka bërë me dije se hetimi është mbyllur dhe nuk do të rinisë nga e para, duke i dhënë të drejtë PSG-së. Për francezët nuk do të ketë asnjë masë ose dënim.
PSG have been cleared by the Court of Arbitration for sport
— Sky Sports Football (@SkyFootball) March 19, 2019