Fabregas: Hazard ka fituar gjithçka në Angli, e di vendimin e tij

Deklarata e disa ditëve më parë e Eden Hazard, ku thoshte se tashmë e kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij, bëri bujë në të gjithë mediat sportive. Belgu, përflitet prej kohësh për një kalim në Madrid te Reali, por gjithsesi të gjitha këto kanë mbetur në kuadër të spekulimeve, pasi asgjë nuk është konktretizuar.

Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi, ish-shoku i skuadrës së Hazard, Çesk Fabregas. Spanjolli ka dhënë mendimin e tij për sa i përket vendimin që mund të ketë marrë belgu, duke thënë se 28-vjeçari ka vendosur që të qëndrojë te Çelsi, por kjo gjithmonë, sipas mendimit të Fabregas.

“Ai thotë që e ka vendosur, kështu që unë mendoj se do të rinovojë kontratën e tij me Çelsin. Nuk do të luftojë për t’u larguar, pasi është personaliteti e tij. Ai e di se sa klub i mrekullueshëm është Çelsi dhe ka fituar gjithçka në Angli me ta. I pëlqen Madridi, nuk është ndonjë sekret, por është i lumtur në Londër, është ylli i ekipit dhe lider. Është 28 vjeç tani dhe besoj se vendimi do të jetë personal dhe shumë i rëndësishëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online