Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës që lamë pas, ishte padyshim kalimi i Fabinjos nga Monako te Liverpuli për shumën e 50 milionë eurove. Kur kanë kaluar gati tre muaj që nga nisja e sezonit, gjërat për mesfushorin brazilian nuk duken mirë.
Tetë ndeshje të zhvilluara me fanellën e të kuqve dhe në të shumtën e kohës një alternativë. Kjo dhe mund të jetë arsyeja kryesore e lajmeve të fundit, që raportojnë për një interes të Milanit dhe Juventusit kundrejt mesfushorit, i cili duket shumë larg “Anfield”.
Milani ka shumë dëmtime në mesfushë dhe Fabinjo do të ishte një alternativë mjaft cilësore në janar, pasi një huazim mund të jetë i mundur. Juventus nga ana tjetër, pas dëmtimit të Emre Xhan, po mendon seriozisht për të përforcuar mesfushën në janar dhe braziliani do të ishtë një ide mjaft e mirë. Për momentin janë vetëm spekulime të mediave dhe nuk ka asgjë zyrtare, por Liverpuli dhe Fabinjo duken shumë larg njëri-tjetrit.