“Dy zogj me një gur”, Holanda mposht kampionët e botës dhe zbret nga kategoria Gjermaninë

Holanda është kthyer, Franca është ende nën efektin e “pijes” pas Kupës së Botës dhe Gjermania… zbret nga kategoria!

Nations League ndoshta është ende jo fort e qartë për shumë njerëz, por po ofron emocione të forta dhe Holanda sot mposhti 2-0 Francën, me një ndeshje perfekte. Dominim ndaj kampionëve të botës, lojë dhe gola, një në fillim e një në fund, Kuman po bën punë fantastike.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Holandën, që luajti një futboll mjaft agresiv dhe i detyroi kampionët e botës të qëndronin shpesh të mbyllur në gjysmëfushën e vet.

Hugo Loris e bëri një mrekulli ndaj Uijnaldum, por mesfushori i Liverpulit e mundi më vonë, në minutën e 44-t, kur fillimisht provoi Babel dhe Loris grushtoi drejt këmbëve të Uijnaldum. 45 minuta të vuajtura për Francën, që tregoi shumë pak.

Në pjesën e dytë pritej shumë nga Franca, që në fakt që pas Kupës së Botës ka shkëlqyer vetëm në pjesët e dyta, por këtë radhë nuk i eci.

Holanda ishte perfekte në fazën mbrojtëse dhe shumë e rrezikshme në kundërsulm, duke konfirmuar se më në fund po kthehet në nivelin që i takon. Në fundin e takimit, me Francën të dëshpëruar në kërkim të barazimit, erdhi edhe goli i dytë, me 11-metërsh nga Depaj (Panenka për sulmuesin e Lionit).

Një fitore e madhe për Tulipanët, që dekretojnë rënien e bujshme të Gjermanisë nga Liga A, diçka që pakkush e mendonte deri para dy muajsh.

Tashmë Holanda do të vizitojë pikërisht Gjermaninë dhe i duhet vetëm një pikë për të shkuar në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve, që praktikisht vlen edhe një vend në Euro 2020, sepse 4 më të mirat e Ligës së Kombeve me shumë gjasa do të jenë dominuese edhe në eliminatoret e ardhshme të Europianit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online