Etika nuk di ç’të bëjë me Skënderbeun, shtyhet edhe 10 ditë vendimi

Pritej me interes të madh mbledhja e Komisionit të Etikës, që do të diskutonte dhe do të dilte me një vendim për dosjen Skënderbeu, por për momentin ky komision ka bërë “një vrimë në ujë”.

Ndonëse u tha se sot ose nesër do të dilte një vendim final, tashmë duket se Etika nuk di ç’të bëjë, sepse ndonëse ka kohë që i ka ardhur dosja me arsyetimin e KAS-it në lidhje me aprovimin e dënimit të Skënderbeut nga UEFA, sërish në Shqipëri nuk ka asnjë qëndrim zyrtar.

FSHF njofton se Komisioni i Etikës në mbledhjen e realizuar ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, por hetimi vijon dhe data e mbledhjes së radhës është vendosur nga anëtarët e këtij Komisioni të  zhvillohet në datën 8 qershor.

Ç’do të thotë kjo? Skënderbeu logjikisht regjistrohet nesër në Europa League, pasi FSHF duhet të dërgojë emrat në UEFA, ndërsa mbledhja e datës 8 qershor nuk dihet qartë çfarë do të prodhojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online