Pavarësisht se fituan Champions League, skuadra e Liverpulit po ndjek me interes disa futbollistë për të përforcuar organikën. Mësohet nga mediat britanike se Jurgen Klop kërkon me doemos një mesfushor që të luajë pas treshes së frikshme të sulmit dhe flitej për një afrim të Bruno Fernandesh nga Sporting Lisbona.
Por sot, mediat angleze kanë zbuluar një tjetër emër për mesfushën e kuqe. Bëhet fjalë për mesfushorin e Leister Sitit, Xhejms Medison. Anglezi ka bërë një sezon të shkëlqyer te “Dhelprat”, ku ka shënuar 7 gola në 36 takime në Premier League.
22-vjeçari është një lojtar që pëlqehet shumë nga ish-futbollisti i Liverpulit, Xhimi Karter, i cili mendon se Medison është lojtari i duhur për skemat e Klop: “Për mua, Medison është lojtari i duhur për Liverpulin, por Leister nuk mendoj se do ta lërë të lirë për një shumë më pak se 100 milionë euro.
Ky është tregu momental, futbolli ka ndryshuar. Nuk e besoj se Liverpuli do e paguajë një shumë të tillë, por do të isha i lumtur nëse ai do të transferohej në Anfield”, u shpreh ish-futbollisti.