VIDEO | Kualifikim dramatik, Brazili “ia bën me sy” Argjentinës

Paraguai rezistoi 100 minuta, por pas gjuajtjes së penalltive Brazili triumfoi dhe siguroi kualifikimin ne gjysmëfinalet e Copa America. Një ndeshje mjaft e luftuar, me raste nga të dyja krahët, por ishte kombëtarja e vendit të “sambas” që iu afrua më shumë golit.

Everton, Kutinjo dhe Gabriel Zhezus patën mundësi të mira shënimi, por nuk ia dolën dot. Portieri Alison ishte në lartësinë e duhur në momente të caktuara, ndërkohë që nuk mund të mos kishte ndërhyrje të VAR në këtë përballje.

Në minutën e 55-të u akordua fillimisht një penallti për Brazilin, por më pas arbitri i ndeshjes iu drejtua monitorit dhe ktheu pas vendimin e tij, duke dhënë faull jashtë zone. Balbuena i Paraguajit e pësoi, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Disa momente ndalje të lojës dhe në fund shtesa ishte shtatë minuta, por nuk solli ndryshim të rezultatit. Penalltitë ishin ato që vendosën dhe Gustavo Gomez ishte ai që e dërgoi topin jashtë. Uillian, Markinjos dhe Kutinjo shënuan, për t’i lënë radhën Firminos.

Ky i fundit gaboi dhe Rojaz shfrytëzoi rastin për të barazuar në 3-3. Gjithsesi Derlis Gonzales e dërgoi topin jashtë më pas dhe Gabriel Zhezus realizoi golin që i dha kualifikimin Brazilit në gjysmëfinale. Sonte përcaktohet edhe rivali i tyre, që do të dalë pas përballjes Argjentinë-Venezuelë, që nis prej orës 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online