Erzeni nis vrullshëm merkaton, Keçi me sytë nga Afrika!

Pas mbylljes së këtij sezoni, skuadra e Erzenit është kthyer nga fusha në tavolinë. Të gjitha “frenat” e drejtimit në këtë periudhë i ka marrë Administratori Altin Keçi, i cili këtë periudhë po e shfrytëzon për merkaton, por edhe me rinovimet e kontratave me futbollistë që mbyllën këtë sezon.

Deri tani është nënshkruar kontratë me ish-mbrojtësin nigerian të Besës, Dikson Idakvo, është rinovuar me mbrojtësin Ermal Vathi, ndërsa dje ka deklaruar largimin sulmuesi Vjali Mahmuti. Por administratori e zgjeron më shumë gjeografinë e merkatos te Erzeni, teksa deklaron se po punohet për afrimin e lojtarëve cilësorë, dhe si pistë e fuqishme mbetet shteti afrikan.

“Dikson ishte kontrata e parë për sezonin e ri, ndërsa këto ditë po bëjmë rinovime me disa futbollistë që ishin pjesë e Erzenit në sezonin e kaluar. Ne do afrojmë vetëm lojtarë cilësorë dhe menaxherët tanë po punojnë që të sjellin në Shijak 3-4 futbollistë afrikanë”, deklaroi Keçi për SportEkspres.com.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online