Kombëtarja jonë do të zhvillojë pas 12 ditësh sfidën e parë për kualifikueset e Euro 2020, ku do të presë përfaqësuesen e Turqisë. Lista e lojtarëve të grumbulluarve ende nuk është bërë e ditur, por gjithsesi polemikat duket se kanë nisur edhe përpara se të dalë zyrtarisht.
Ermir Lenjani ka reaguar pak momente më parë në logarinë e tij në Instagram, duke postuar një story ku shkruante: “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja…”. Mbrojtësi i majtë po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Zvicër, teksa ka qenë pjesë kyçe e Sionit, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi.