Kristian Eriksen po kërkohet nga Reali i Madridit dhe “regjisori” danez është pranë kalimit në La Liga. Kontrata i përfundon në verën e ardhshme, rinovimi nuk ka ndodhur dhe as që pritet të ndodhë, kështu që Eriksen mund të quhet një lojtar i larguar.
Mauricio Poçetino nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur dhe ka piketuar pasardhësin e tij. Ai është Julian Draksler, gjermani i PSG. 25-vjeçari dëshiron largimin nga kampionët e Francës dhe trajneri argjentinas pëlqen shumë karakteristikat e tij.
Draksler aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit, mesfushorit të avancuar dhe bën mirë edhe rolin e sulmuesit të majtë. Ai numëron 49 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren gjermane, në të cilat ka shënuar 6 gola.