Entuziazmi te Tirana,  “Refik, jemi kampionë me 10 pikë para”

Fitorja në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Apolonisë duket se ka rikthyer entuziazmin e munguar në kampin bardheblu. Tashmë te Tirana e ndjejnë veten superiorë me punën e bërë këtë merkato.

Gjatë pushimit të ndeshjes, në një bashkëbisedim miqësor me presidentin Refik Halili, drejtori ekzekutiv Hektor Çomo i është drejtuar numrit një të klubit: “Jemi kampionë me 10 pikë para. Kemi më shumë potencial se ekipet e tjera për momentin. Asnjë nuk është më mirë se ne.”

Duket se këto fjalë i kanë rikthyer buzëqeshjen presidentit Halili, i cili po mundohet të ringrejë 24-herë kampionët e vendit në elitën e futbollit shqiptar. Detyrën për të afruar sa më shumë emra cilësore për rikthimin e “Tiranës së madhe”, atë që edhe tifozët e kërkojnë me ngulm prej kaq kohësh, ai ia ka besuar Arbi Laçit dhe Hektor Çomos.

Ky i fundit mban pozicionin e drejtorit ekzekutiv dhe është përgjegjës për afrimin e lojtarëve afrikanë në ekip. Nuk dihet nëse fjalët e Çomos ishin thjesht për të ngritur moralin apo vinin si konstatim i tij bazuar mbi merkaton e zhvilluar dhe mbi gjendjen e skuadrave të tjera në përgjithësi.

Por, siç u shpreh dhe tekniku Ze Maria, një miqësore nuk mjafton. Duhet akoma punë për t’u bërë për të arritur rezultatet e kërkuara, prandaj të gjithë duhet të qëndrojnë më këmbë ne tokë dhe të punojnë sa më shumë. Vetë emri dhe historia që mban klubi i Tiranës nuk lejon të kënaqesh me pak. Duke ditur se dhe tifozët bardheblu janë mësuar gjithmonë që edhe barazimin ta shohin si humbje, përgjegjësia mbi drejtuesit dhe stafin shtohet akoma më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online