Energjiku i javës? Tifozët italianë zgjedhin mesfushorin shqiptar

Fundjava e kaluar ishte shumë pozitive për Emanuele Ndojn dhe Breshian e tij. Mesfushori shqiptar ishte protagonist në fitoren 3-1 kundër Karpit, çka i mundësoi Breshias kalimin në vendin e parë në Serie B.

22-vjeçari fitoi penalltinë, që i dhuroi ekipit të tij avantazhin, ndërsa Karpi barazoi ndeshjen. Ndoj nuk u ndal dhe shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal në kampionat, duke rikthyer “Dallëndyshet” në avantazh. “Gazzetta dello Sport” ka kryer një sondazh, që përcakton 5 lojtarët më të mirë të javës në Serie B nga votat e tifozëve italianë, ndarë në kategoritë: Karizëm, Zemër, Energji, Gjenialitet dhe Koha-Shtesë.

Mirditori triumfoi në kategorinë Energji, ndërsa në stadium po ndiqej nga përfaqësues të Sampdorias. Klubi dorian e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares tonë, me këtë të fundit që ndodhet në një formë fantastike dhe po bën maksimumin për të ndihmuar Breshian për t’u rikthyer në elitën e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online