Ëndrrat bëhen realitet! Dikur me fotografitë e Ronaldos në dhomën e gjumit, Mbape në lartësinë e idhullit të tij

Dikur duke mbajtur fotografitë e Kristiano Ronaldos në dhomën e gjumit. Dëshira dhe ëndrra më e madhe e Mbapes ishte që t’i afrohej sadopak stilit të lojës së portugezit, me driblimet e tij që kanë magjepsur botën e futbollit.

Ëndrrat përmbushen dhe kthehen në realitet falë punës e përkushtimit të madh, sado e vështirë që mund të duket për të mbërritur në pikën më të lartë. Në mbrëmjen e sotme mes Francës dhe Portugalisë, Mbape ishte përpara idhullit të tij.

Duke mbajtur të njëjtën lartësi, në mos Kilian ishte disi më favorit me Francën, futbollistët kanë shkëmbyer fanellën në përfundimin e takimit. Ajo që ka tërhequr vëmendjen pas bisedës me lojtarëve është mënyra sesi Mbape shikon Ronaldon, si për të mos e besuar se deri ku ka arritur, për t’iu kthyer kujtimet e fëmijërisë. “Gjeni një femër dhe adhurojeni në të njëjtën mënyrë siç e bën Mbape me Ronaldon”. Kjo shprehje gjen vend këtë herë.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online