Njeriu që prishi llogaritë për “përrallën sportive në Europian”! Marco Rosi: Duket e çuditshme, por ndaj Gjermanisë duhet të them se…

Në fazën e grupeve të këtij Europiani nuk ka pasur shumë surpriza dhe kanë kaluar më tej Kombëtaret më të mëdha. Por nëse do të veçonim një befasi sado të vogël për këto takime duhet të ndalemi me patjetër te Hungaria.

Ky ekip do të jetë edhe përballë Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndërsa paralajmërimet janë të forta për kuqezinjtë duke parë këtë performancë të hungarezëve. Të ndodhur në një grup me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë, çdokush mendoi se Hungaria do të kthehej në një “thes boksi” për “muskulozët” dhe do ta mbyllte me 0 pikë.

Por nuk rezultoi kështu! Pas “shpërfytyrimit” në minutat e fundit kundër Portugalisë, Hungaria u kthye me Francën për të marrë barazimin 1-1. Gjithashtu kjo Kombëtare ishte shumë pranë tronditjes së madhe për të eliminuar Gjermaninë nga Europiani dhe për të kaluar vetë me tej, ndërsa goli i Goretzkas në minutën e 84 prishi gjithë magjinë.

“Edhe përballat mbarojnë, jo gjithmonë me fund të mirë. Jam krenar për ekipin tim dhe i zhgënjyer se ishim kaq afër. Mund të duket e çuditshme, por jam i zhgënjyer që kemi marrë vetëm nëj barazim 2-2 ndaj Gjermanisë. Kjo flet vetë pasi do të thotë se kemi garuar me një nga ekipet më të mira në botë”, u shpreh trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, që përpara ndeshjes i kishte krahasuar gjermanët si të luftoje kundër një “tanku”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online