“Kur mbërrita te Interi, tifozët nuk më pëlqenin”, Marota flet edhe për transferimin e Ronaldos te Juventusi: Nuk solli rezultatet e dëshiruara

Bepe Marota ka dhënë një intervistë për Fedezin, ku ka ka folur ndër të tjera për ardhjen e tij te Interit. CEO i zikaltërve është shprehur se në fillim tifozët nuk e pëlqenin, duke qenë se vinte nga rivali i tyre i përjetshëm, Juventusi. Megjithatë, rezultatet e shkëlqyera që ka marrë me Interin ka bërë që mendimi i tyre për të të ndryshojë. Marota gjithashtu ka dhënë mendimin e tij edhe për transferimin e Ronaldos te Juventusi. Sipas tij, portugezi nuk i arriti dot pritshmëritë e mëdha që u ngritën nga opinioni sportiv.

“Kur mbërrita në Inter ndoshta tifozët më panë si një të huaj ose më keq, duke qenë se vija nga Juventusi. Megjithatë, në sport, rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe, falë meritës dhe fatit, që kur u bashkova me Interin, mora rezultate të mira. Kështu që tani mendoj se një pjesë e mirë e tifozëve të Interit më pëlqejnë. Blerja e Kristiano Ronaldos nga Juve nuk solli rezultatet e dëshiruara. Le të themi se kontributi i tij nuk përputhej me pritshmëritë shumë të mëdha që kishte për ardhjen e tij”, ka thënë ndër të tjera Bebe Marota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online