VIDEO/ Strakosha largohet me kokën lart nga FA Cup, një penallti në në minutën e 105 e eliminon nga kupa

Brentfordi është eliminuar në raundin e tretë të FA Cup. “Bletët“ janë mposhtur me rezultatin 3-2 nga Wolverhampton-i. Brentfordi kaloi i pari në avantazh në monutën e 13 të takimit, kur Collins-i zhbllokoi shifrat. Semedo u kundërpërgjigj në minutën e 36 për Wolverhampton-in dhe i dërgoi skuadrat në dhomën e zhveshjes në baraspeshë. Brentfordi gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutat e para të pjeës së parë me anë të Maupay-t, ndërsa 20 minuta më vonë Fraser-i i dërgoi skuadrat në minutat shtesë.

Ishte një penallti në minutën e 105 ajo që vulosi fitoren e Wolverhampton-it. Cunha fitoi duelin me Strakoshën nga 11 metrat, megjithëse portieri shqiptar arriti ta kuptonte krahun. Strakosha luajti nga minuta e parë në këtë sfidë, duke marrë përgëzime nga tifozët për paraqitjen e zhvilluar. Gardiani i Kombëtares shqiptare larohet kështu me kokën lart nga FA Cup, teksa jo pak herë i mohoi golin kundërshtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online