Ëndrra e madhe e Shevës: Milani pjesë e imja, do rikthehem një ditë

Andrij Shevçenko është një nga emrat më të dashur për tifozët e Milanit. Sulmuesi ukrainas ishte një futbollist i mrekullueshëm dhe fitoi Champions Ligën e “Topin e Artë” me kuqezinjtë.

Si shumë prej lojtarëve të Milani të Ançelotit edhe Sheva ka nisur profesionin e trajnerit. 42-vjeçari drejton kombëtaren e vendit të tij që nga viti 2016.

Ai vlerëson punën e Gatuzos dhe tregon ëndrrën e tij të madhe. Milanin e ka gjithmonë në zemër dhe uron e shpreson që një ditë të rikthehet në “San Siro” si trajneri i ekipit ku kaloi 7 sezone të paharrueshme.

Milani është një klub që është pjesë e jetës time, por në këtë moment jam i zënë me kombëtaren e Ukrainës. Pastaj është Gatuzo në stol, i cili po bën një punë shumë të mirë. E sigurt që do të më pëlqente ta drejtoja një ditë kuqezinjtë. Jam shumë i lidhur me këtë klub, me tifozët dhe ish-shokët e skuadrës. Ndoshta do të më takoje edhe mua që të drejtoj Milanin një ditë”, përfundon Andrij Shevçenko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online