Ëndrra e madhe e Shevës: Ku i dihet, një ditë mund të drejtoj Milanin

Andrij Shevçenko është një emër që i emocionon të gjithë tifozët e Milanit. Ukrainasi shkroi historinë me kuqezinjtë, aty ku shënoi pafund dhe fitoi pa aq. Një prej fituesve të “Topit të Artë” të Milanit ka komentuar për “Milanneës.it”, situatën e ekipit. Ekipi i “djallit” duhet të fitojë ndeshjen e fundit kundër Spalit në transfertë dhe të shpresojë në ndonjë dhuratë nga Empoli ose Sasuolo.

Kjo është e vetmja mënyrë që të rikthehet në Champions. Sheva beson ende, vlerëson punën e Gatuzos, drejtuesve dhe sulmuesit Piatek. Në fund e ardhmja. Sot drejton kombëtaren e tij, por një ditë do i pëlqente të ulej në stolin e skuadrës së zemrës.

Shpresoj që Milani t’ia dalë të rikthehet në Champions. Kundër Spalit do të jetë një ndeshje deçizive dhe uroj që ekipi të fitojë. Milani duhet të mendojë vetëm për ndeshjet e vet, më pas të presim ndonjë dhuratë.

Piatek? Ka zhvilluar një sezon të madh. Ai është një sulmues me cilësi dhe ka një të ardhme shumë të mirë. Gatuzo ka bërë një punë të madhe sipas mendimit tim, ashtu si Leonardo me Maldinin. Rino është një trajner, i cili mund të bëjë gjëra të bukura me Milanin. Ai ka bërë më të mirën e tij, por në fund të sezonit vendos klubi për të.

Unë në pankinën e Milanit? Ky klub më ka dhënë shumë. E kam në zemër Milanin ashti si dhe tifozët. Ku i dihet, ndoshta një ditë do më takojë mua që të ulem në pankinë. Jam shumë i impenjuar për momentin me kombëtaren time të Ukrainës, por është e qartë që do më pëlqente të drejtoja Milanin një ditë“, përfundon Andrij Shevçenko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online