Xhixhi Bufon është në kërkim të një ekipi të ri. 41-vjeçari e mbylli me PSG-në dhe tani po kërkon të provojë një eksperiencë të re në karrierën e tij legjendare. Ofertat për italianin janë të shumta, por ai dëshiron të qëndrojë në Europë për momentin.
Sipas raportimeve të Sky Sport, një ofertë nga Spanja ka ardhur në drejtim të tij. Gardiani pëlqehet nga Barcelona, që i ofron rolin e numrit dy si zëvendësues i Ter Shtegen. Bufon dëshiron të jetë pjesë e një ekipi ku mund të luajë si titullar, por oferta e fundit i pëlqen.
Një eksperiencë në ekipin e Leo Mesit do të ishte e jashtëzakonshme dhe ai do të kishte mundësinë për të fituar Champions Ligën, të vetmin trofe që i mungon dhe fiksimin e tij të madh përpara se t’i japë fund karrierës.