Ëndrra 88-vjeçare bëhet realitet, Benevento në Serinë A

Festë gjigante në Benevento: për herë të parë në historinë e vet Benevento është ngjitur në Serinë A. Një ëndërr e gjatë 88 vjet, një ëndërr e pamundur në fillim të sezonit.

E ngjitur në Serinë A verën e shkuar, vetëm një vit pas ngjitjes në Lega Pro 1, Benevento korr frytet e punës së shkëlqyer të zhvilluar në dy vitet e fundit.

Pas vitesh të tëra vuajtje dhe qëndrimi në kategoritë e ulëta, tashmë Benevento do të përballet me më të mëdhenjtë. Sido që të shkojë, do të jetë një festë e përjavshme, ashtu si në Krotone.

Sot Benevento fitoi 1-0 në finalen e kthimit kundër Karpit (0-0 vajtja), me një gol nga sulmuesi George Pushkash, 21 vjeç, i huazuar nga Interi dhe autor i 7 golave këtë sezon.

Në fakt, heroi i Beneventos ka qenë një tjetër këtë sezon, sepse Çeravolo u afrua verën e shkuar nga Ternana dhe ka shënuar 21 gola në 43 ndeshje, por puna e shkëlqyer e klubit duket edhe te përforcimet e tjera të suksesshme, si mesfushori Çibsah, i huazuar nga Sasuolo, mbrojtësi Venuti, huazuar nga Fiorentina, portieri Kranjo, huazuar nga Kaliari, mbrojtësi Kamporeze, marrë nga Empoli, dhe sulmuesi Falko, huazuar nga Bolonja.

Trajner? Marko Baroni, 53 vjeç, trajner i të rinjve të Juventusit në sezonin 2012-2013, ndërsa më pas te Virtus Lançano, Peskara e Novara, deri te kryevepra e karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *