Izair Emini është lojtar i lirë, pasi kontrata me Shkëndijën e Tetovës i ka përfunduar. Dy sezone t ëmira për sulmuesin, që pati mundësinë të shpallej kampion. Sezonin e fundit Emini arriti të shënonte 11 gola, ndërkohë që tanimë pritet të një aventurë të re.
“Të dashur miq, desha të ju informoj të gjithëve që më keni ndjekur e më keni përcjellë gjithmonë, që prej sot nuk do jem më pjesë e klubit SHKENDIJA pasi që nuk ramë dakord. Njëkohësisht dua t’i falënderoj të gjithë pa përjashtim ata që janë në atë klub. Normal edhe tifozët tonë, sidomos BALLISTËT, dhe u them se gjithmonë do të jenë pjesë e zemrës time. Me respekt, i juaji Izair Emini!”, shkruan Emini në llogarinë e tij në “Facebook”.
OFERTAT – Në Maqedoni janë disa ekipet që e duan Eminin, por gjasat janë që të transferohet në Kosovë. SportEkspres.com mëson se sulmuesi ka marrë një ofertë të mirë nga Gjilani. Trajneri Gentian Mezani e ka parë në aksion Eminin, pasi në të shkuarën ka lujatur te Kukësi në Superiore.
Vlonjati do një sulmues te Gjilani i tij dhe për sulmuesin propozimi i bërë është tundues. Mbetet për t’u parë nëse Emini do të lërë Maqedoninë dhe të provojë të luajë edhe në Kosovë. Futbollisti 33-vjeçar ndjen se është në formë dhe normalisht kërkon të vijojë të jetë protagonist dhe Gjilani po tenton të ndërtojë një skuadër konkurruese.