“Emeri më shkatërroi”, heroi i Totenhemit tremb Arsenalin!

Arsenali dhe Totenhemi janë dy klube që nuk e duan aspak njëri-tjetrin. Rivaliteti i Londrës Veriore është rritur shumë, sidomos në vitet e fundit, pasi tashmë ekipet janë thuajse në të njëjtin nivel. Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, dhe heroi i Totenhemit, Lukas Moura, kanë punuar së bashku te PSG.

Ishte pikërisht Emeri ai që e largoi brazilianin nga kryeqyteti francez dhe në atë kohë, “L’Equipe” kishte zbuluar një bisedë të Mouras: “Emeri më shkatërroi, largohem me lot në sy nga këtu”. Marrëdhëniet mes Emeri dhe Mouras nuk janë dhe nuk kanë qenë aspak të mira. Ironike është, se Emeri e shiti brazilianin pikërisht te rivalët e betuar të skuadrës së tij të ardhshme dhe gjërat po marrin për mbrapsht.

Arsenali nuk do kurrsesi që Totenhemi të fitojë Champions League dhe deri në finale, ishte pikërisht Moura që i dërgoi “Gjelat”. Duket tashmë, se është braziliani ai që po “shkatërron” trajnerin spanjoll.

One thought on ““Emeri më shkatërroi”, heroi i Totenhemit tremb Arsenalin!

  1. Kur ke Neimar dhe Embape ;;;;; Smunti mbash te gjithe ;;;;;; prandaj mos ja vej fajn ;;trainerit ;;;;; cfare beri ne Paris ;;;; riens asgje niente ;;merci ;;

Leave a Reply to ELIOT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *