Kristian Eriksen dhe Pol Pogba janë objektivat e mëdha të Real Madrid për mesin e fushës, por akoma nuk asnjë akord me ndonjërin prej këtyre lojtarëve. Duke qenë në kushte të tillë, Zidan ka hedhur sytë drejt një tjetër mesfushori.
I preferuari i trajnerit francez quhet Doni Van de Bek. 22-vjeçari holandez ka një kontratë deri në vitin 2022 me Ajaksin dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50-60 milionë euro.
Sipas raportimeve të “The Telegraaf”, negociatat mes palëve kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë. Vetë lojtari ndihet i nderuar nga interesimi i “Los Blancos” dhe është gati të transferohet në Madrid.
Florentino Perez është gati të paguajë kampionët e Holandës, ndërkohë që duhet gjetur edhe akordi me mesfushorin ofensiv. Van de Bek shënoi 17 gola gjatë sezonit të kaluar me Ajaksin dhe numëron pesë ndeshje të zhvilluara me kombëtaren tulipane.