Eliminimi nga Liverpuli, Murinjo fundos Barcelonën me një krahasim poshtërues!

Përmbysja e Liverpulit një natë më parë ishte diçka me të vërtetë e pabesueshme, me ekipin e Klop që eleminoi Barcelonën, duke siguruar një vend në finalen e UEFA Champions League.

Në lidhje me takimin foli edhe Zhose Murinjo, i cili është në rolin e analistit në “Bein Sport”. Portugezi kritikoi ashpër Bacelonën, duke e krahasuar me një ekip moshash U-14 ose U-15, të cilët nuk kanë mentalitet.

“Nëse do e shihje atë gol në ndeshjet e moshave U-14 apo U-15, do të thojë lirisht: ‘Fëmijët po flenë gjumë, nuk kanë mentalitet për të luajtur futboll. Fëmijët duhet të mësojnë gjërat bazë të futbollit’. Por në këtë rast po flasim për lojtarët më të mirë të Botës dhe të pësosh atë gol tregon një gjende të rënduar.

Në fundin e pjesës së parë thashë që nëse Liverpuli shënon golin e dytë, atmosfera do të bëhet shumë e vështirë për Barcelonën dhe ashtu ndodhi. Gjithsesi, Barcelona ka lojtarët më të mirë në Botë. Është diçka e natyrshme që të luajnë ndeshje të atij niveli dhe në atmosferë të tillë. Është diçka e natyrshme të luash ndaj Realit në Bernabeu, të luash finalen e Champinsit apo gjysmëfinalet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *