Elbasani mbetet në dorë të të rinjve, rrezik bojkoti në Kupë

Elbasani pritet ta formojë skuadrën këtë sezon vetëm me lojtarë të rinj që kanë nevojë të promovohen në futbollin shqiptar. Kjo shihet si mundësia e vetme që ka klubi aktualisht, në mënyrë që të prezantohet në kampionat dhe të mbajë ende “gjallë” emrin e KF Elbasanit. Sigurisht kjo ishte diçka e pamenduar më parë që Elbasani të mos ishte në gjendje të gjejë 11-lojtarë për të luajtur një ndeshje dhe një grup futbollistësh për të marrë pjesë në kampionat. Kupës mesa duket po i thuhet “lamtumirë” edhe zyrtarisht, sepse është pothuajse e sigurt që ajo do të bojkotohet dhe më 13 shtator Elbasani nuk do të zbresë në fushë për t’u përballur me gjirokastritët. Kështu siç po shkojnë gjërat është frika e bojkotit edhe të kampionatit, edhe pse është shumë e vështirë për të ndodhur. Nëse vazhdohet zvarritja pa fund e nisjes së përgatitjeve dhe afrimit të lojtarëve, automatikisht do të vijë edhe koha kur verdheblutë mund të bojkotojnë edhe kampionatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online