Egnatia, vjen Klaudio Rexhepaj 

Ndonëse ndodhen në Pogradec, fundjavën e kaluar rrogozhinasit nuk e kanë ndalur zellin e tyre në lidhje me përforcimet. Kanë shfrytëzuar ditët e fundit të merkatos verore duke pasur tashmë pranë skuadrës mbrojtësin me përvojë Klaudio Rexhepej që në pesë sezonet e fundit ka luajtur në radhët e Dinamos. Në sezonin e kaluar Rexhepaj zhvilloi 23 nga 26 ndeshje në total duke qenë një nga futbollistët më stabël e me kontribute të rëndësishme te ish-skuadra e tij. Rrogozhinasit kanë bërë një përforcim në prapavijën e tyre me një lojtar që realitetin e Kategorisë së Parë e njeh në “pëllëmbë të dorës”. Në Kategorinë e Parë, 28-vjeçari ka luajtur për ngjyrat e Dinamos 115 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Një e veçantë specifike është se ky mbrojtës në asnjë ndeshje nuk është përdorur si zëvendësues, por ka qenë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online