Qetësohet Cungu, titullarët janë gati

Gocaj, Hasani, Çinari dhe Atsina janë stërvitur me grupin. Kapaklia i bashkohet skuadrës në stërvijte. Java anti-Lushnje nis me entuziazëm

Gaspër Marku

Ashtu siç pritej, pas pushimit të së dielës, pasditja e djeshme e ka gjetur skuadrën në fushën stërvitore të “Reshit Rusit”. Dita e parë e kësaj jave, dhe e para anti-Lushnja siç citohet në kampin kuqeblu. Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se dallohet një interesim mjaft i madh nga ana e sportdashësve shkodranë për të ndjekur nga afër përgatitjet e skuadrës së tyre të zemrës. Vendet e tribunës VIP duken të gjitha të zëna, ndërkohë që shumë të tjerë janë sistemuar edhe në tribunat anësore. Interesimi për kuqeblutë nuk ka munguar asnjëherë tek fansat e tyre, gjë që është parë edhe në pjesën tjetër të mëparshme të fazës përgatitore, por padyshim tani që është java e fundit dhe ditët e pragndeshjes numërohen me gishta kurioziteti për ta ndjekur skuadrën edhe më afër shtohet edhe më shumë.

INFERMIERIA – Pikë së pari në këtë fillim jave, shqetësimi kryesor në radhët e kuqebluve kanë qenë lojtarët e dëmtuar. Një shqetësim që vinte nga ditët e fundjavës së kaluar kur një pjesë e mirë e titullarëve shfaqen probleme fizike. Ishte kjo arsyeja që ato që Gocaj, Hasani, Çinari dhe Atsina nuk ishin pjese e skuadrës në miqësoren me Deçiçin. Ndërkohë, dje në seancën e pasdites që të katër janë parë të stërviten me skuadrën. Përpos marrjes së ngarkesës së plotë ashtu si edhe gjithë të tjerët ato kanë qenë të gatshëm edhe në minutazhin e lojës mes dy formacioneve që skuadra si zakonisht zhvillon në pjesën e fundit të stërvitjes. Një lajm ky mjaft i mirë

për trajnerin Cungu, që duke pasur në gatishmëri edhe këtë pjesë të kontingjentit që ishte me probleme dëmtimesh do të ketë mundësinë për të përzgjedhur emrat që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. I vetmi që ka munguar dje ka qenë Ardit Krymi. Mesfushori shkatërrues vazhdon të jetë pjesë e ekipit përfaqësues të 21-vjeçarëve, ku me të përfunduar angazhimin me kombëtaren do të vihet edhe ai në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e parë të kampionatit.

KAPAKILIA – Ambroz Kapalia, djaloshi i ri i mesfushës i dalë nga Akademia Vllaznia dhe i cilësuar si një ndër mesfushorët e perspektive duket se ka lënë pas problemet me dëmtimet dhe tashmë do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu. Siç është bërë e ditur edhe më parë problemet e e dëmtimet në gjurin e tij të djathtë kanë qenë shumë serioze për Kapaklinë. Për të ardhur në gjendjen që është sot, i është dashur të kalojë përmes dy operacioneve të njëpasnjëshme. I pari i realizuar në Tiranë, pas të cilit u rikthye në ekip ku edhe filloi të luajë në formacionin e Cungut, por që shumë shpejt pati një kolpo të dytë duke e ridëmtuar në të njëjtin pozicion, aq sa pati zëra se karriera për Kapalinë u mbyllë me aq. Me interesimin e vazhdueshëm të drejtuesve të klubit kuqeblu për Kapaklinë pati një ndërhyrje të dytë kirurgjikale, këtë radhë në Itali. Operacioni këtë radhë thuhet se është i parametrave bashkëkohorë, pasi klinika në fjalë ka garantuar karrierë të suksesshme për djalin e talentuar shkodran. Dje Kapaklia është parë të bashkohet me skuadrën. Fillimisht tekniku Cungu e ka ngarkuar me një program individual, kryesisht me vrapime rreth fushës, ndërkohë që shumë shpejt ai pritet të bashkohet me grupin duke bërë që në këtë rast forcat në mesfushë të jenë përsëri optimale, edhe pse pak ditë më parë pati një largim të papritur të mesfushorit tjetër të ri, Uendi Vecaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online