Elbasani ka marrë një fitore bindëse 3-0 përballë Luzi 2008, duke siguruar kështu qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e ardhshëm. Dopieta e Micit dhe goli i Ferhatit kanë mjaftuar që Elbasani të triumfojë, duke shmangur kështu ndonjë surprizë të pakëndshme.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe ndërhyrjet ishin të shumta. Gjyqtari kryesor i takimit pati shumë punë, pasi në këto 90 minuta, e tregoi kartonin e verdhë plot 7 herë. Pjesa e parë dukej se do të mbyllej pa gola, por në çastet e fundit, gjyqatri akordon një 11-metërsh për Elbasanin, që ekzekutohet me sukses nga Mici.
Pjesa e dytë, nisi sërish me shumë faulle të ndëshkueshme, ndërsa në minutën e 65’, Mici shënon golin e dytë në këtë takim dhe më pas Ferhati shënon golin e nokautit në minutat e fundit të kohës shtesë duke i siguruar fitoren Elbasanit, që merr një triumf tepër të rëndësishëm në këtë ndeshje finale.
Kategoria e Parë, Play-Off
Elbasani – Luzi 2008 3-0
Shënues: Mici 45’ (pen) 65’, Ferhati 90+1