Nejmar ishte bomba e merkatos të një vere të çmendur, që po vendos rekorde të papara. 222 milionët e Nejmarit janë të paarritshëm ndoshta, por me siguri këtë muaj një tjetër tërmet do të regjistrohet dhe do ta shkaktojë Kilian Mbapé.
Ylli i ri i Monakos dhe Francës tashmë duket se e ka vendosur: Le10Sport në Francë raporton se 18-vjeçari i ka komunikuar Monakos dëshirën për largim këtë verë.
Edhe për Monakon është momenti i duhur, sepse shitja e Nejmarit fut në valle Barcelonën, ndërsa Reali ka kohë që pret me qetësi. Tani koha mbaroi: Real apo Barça, gara ka nisur dhe Monako fërkon duart, sepse ankandi do të përfundojë me shifra që do të kalojnë ndjeshëm ato të Pol Pogbasë.