Ekuban në humor, batutë dhe prezanton veten si… karton

Kaleb Ekuban së fundmi nuk ka kaluar një moment të mirë, pasi para disa ditësh nëna e tij u nda nga jeta. Gjithsesi ai zbriti shumë shpejt në fushë dhe shënoi për Trabzonspor. Një gol që shkoi për të ëmën, e cila e mbështet nga lart.

Gradualisht,  ai po e rimerr veten dhe i është rikthyer buzëqeshja. Ganezi është aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka postuar një foto, ku në epiqendër është vetë Ekubani si një personazh filmash vizatimorë. Sulmuesit i ka pëlqyer ta ndajë me ndjekësit e tij, ndërkohë që shkruan: “Më i bukur si film i animuar, sesa si njeri real”.

https://www.instagram.com/p/BrAQ5SCB-80/?utm_source=ig_web_copy_link

Kaleb Ekuban aktualisht është i huazuar te Trabzonspori nga anglezët e Lids Junajtid dhe në vendin tonë shumëkush preferon ta konsiderojë si të huajin më të mirë që ka luajtur në Superiore. Me fanellën e Partizanit ai arriti të shënojë plot 17 gola dhe asnjë prej tyre nuk e realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *