Ruxheri: Kur lashë Bokën për Riverin më dogjën shtëpinë!

Oskar Ruxheri është një nga të paktët lojtarë, i cili ka luajtur edhe me Boka Zhunjors ashtu dhe me River Plejt. Ka qenë një aventurë sa e bukur aq edhe e frikshme për ish-futbollistin argjentinas, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe pir Realin e Madridit, për një edicion.

Vetë Ruxheri tregon se atij i kanë djegur shtëpinë kur ka lënë Bokën për të shkuar te Riveri. Ka qenë një moment i tmerrshëm, pasi në shtëpi kanë qenë dhe prindërit e tij. Duket një çmenduri, por ai vetë në fund tregon se ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm për të luajtur për të dyja këto ekipe.

Kur vendosa që të shkoja te Riveri, tifozët e Bokës më dogjën shtëpinë. Më e keqja ishte se brenda ishin dhe prindërit e mi. Normalisht që ishte një emocion i veçantë dhe diçka fantastike që të luaja me të dyja skuadrat. Do të jetë një finale ndryshe në Madrid. Riveri luan një futboll të mirë, por Boka është më produktive dhe vështirë se gjithçka do të zgjidhet nga vetëm një gol. Do të jetë një ndeshje e hapur besoj. Të presim se çfarë do të ndodhë”, përfundon 56-vjeçari, i cili ka shënuar dhe 7 gola me kombëtaren e Argjentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online