Ekuban: Flas me Kievon, pastaj vendosim

Kaleb Ekuban e ka mbyllur si nënkampion sezonin e parë në Superiore dhe mbi të gjitha me 17 gola në 33 ndeshje kampionati, si dhe një gol në kupë. Një rendiment i shkëlqyer dhei papritur, sepse verën e shkuar pakkush e njihte kur erdhi nga Italia, ku kishte luajtur vetëm në Lega Pro, edhe pse kartoni i përkiste Kievos, që nuk e lëshonte lehtë dhe ia dha në huazim Partizanit. Më pas u kuptua pse veronezët nuk e lëshojnë sulmuesin, sepse paraqitjet e tij në Shqipëri kanë qenë të shkëlqyera, duke u bërë pikë referimi për sulmin e Partizanit dhe një makth për mbrojtjet kundërshtare. Pas barazimit në Korçë, Ekuban e ka mbyllur, të paktën për momentin, aventurën e kuqe, sepse sot është nisur drejt Italisë, por duke folur për Supersportin, deklaron se nuk i dihet ende dhe e ardhmja mund të jetë sërish në Shqipëri.

“Për sezonin e ardhshëm më duhet të ulem e të bisedoj me drejtuesit e Kievos. E përsëris, nuk i dihet çfarë mund ta na sjellë e ardhmja, unë i lë gjithmonë dyert e hapura dhe kur vjen më e mirë e zgjedh atë. Partizani mund të jetë një zgjedhje e mirë për mua.”

Ekuban analizon ndeshjen në Korçë: “Po, isha i pafat që nuk shënova, por nuk jam paraqitur në formën time më të mirë. Është e vështirë të luash në një ndeshje të tillë.  Jam i kënaqur që shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë në këtë ndeshje të fundit të sezonit, në një përballje klasike ku duhet të japësh më të mirën, sepse më pas do të ikësh në shtëpi për të pushuar pak. Ishtë një ndeshje e bukur, por unë nuk dhashë maksimumin. Gjithsesi jam i kënaqur për kampionatin që kam zhvilluar.”

Në fund, një përmbledhje për sezonin që lamë pas dhe pengu i Ekubanit: “Sezoni 2016-2017 mbaroi dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Pengu im i madh në këtë sezon me Partizanin është goli që humba ndaj Kukësit. Mendoj se këtë moment do ta mbaj mend gjatë, por do të më forcojë më shumë për sezonin e ardhshëm. Futbolli shqiptar është i bukur dhe njëkohësisht shumë fizik. Nëse nuk futesh në fushë me grintën e duhur mund të mposhtesh nga çdo skuadër. Kjo është e bukura e futbollit në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online