Tiranë, a të shijon finalja e Kupës?

Përpara disa kohësh (ishte 12 shkurti), gazeta “Sport Ekspres” do të merrte guximin të shkruante një ndër titujt më të fortë që është parë ndonjëherë në një medie të shkruar dhe kjo e thënë pa asnjë modesti dhe mburrje. U kritikuam, sulmuam dhe ofenduam në çdo formë të mundshme. Po, miq, prostitucion! Ashtu ishin disa ndeshje të Tiranës, që sot vajton për rënien në kategori, por në atë kohë e merrte me shaka dhe me humor çdo gjë. Fundja, fajin ja kishin gazetat, ja kishte “Sport Ekspresi”…

Jo vetëm kaq, por edhe trajneri Josa, duke parë se çfarë po ndodhte, në vend që të largohej dhe braktiste një anije që po zhytej me bindjen e plotë të komandantit të saj, vendosi të qëndronte dhe sot do të mbahet mend si ajo që hodhi bardheblutë për të parën herë në histori, një kategori më poshtë.  Fajin e kishte “Sport Ekspresi”, statistikat e tmerrshme, ndeshjet pa shpirt gare, lojtarë figura, ndoshta të ardhur pas një klikimi në youtube, apo nga pseudomenaxherë.

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, patën edhe guximin që të detyronin tifozerinë e flaktë që të bënte bojkot, duke luajtur praktikisht pa tifozë jashtë fushave… Tani, duket sikur ka ndodhur drama e historisë, por kjo histori u përbalt në disa ndeshje këtë sezon, teksa kjo ishte vetëm guri i fundit i një “varri” që bardheblutë i bënë vetes. E lehtë të godasësh Tiranën tani, por duhet të ishte bërë me kohë. Sepse, ishte tallje e vazhdueshme me tifozët e saj, që tani janë përpara një prove të vërtetë për të dëshmuar dashurinë e tyre. Ta ndjekin në Kategorinë e Parë, aty ku tifozët e Partizanit nuk mungonin, edhe pse provuan edhe Kategorinë e Dytë, akoma më thellë “ferrit”.

A po, është edhe finalja e Kupës. Pakti i ndyrë që i dha këtë finale. E ndërsa sot po festohet në Veri të Vendit dhe po hapet shampanja, në kryeqytet ka rënë një vello zie… Por, ska problem, rëndësi ka të shijojë finalja e Kupës, ndaj Skënderbeut… Sido që të jetë, do të jetë dështim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online