Ekskluzive/ Skënderbeu bën goditjen e radhës, merr talentin e Shpresave

Skënderbeu nuk ka të ndalur këtë verë dhe procesi i rinovimit të skuadrës po ecën me ritme galopante.

Klubi korçar ka mbyllur goditjen e radhës në merkato, mëson “Sport Ekspres”. Bëhet fjalë për talentin e Shqipërisë U-21 Emir Sahiti. Vëllai i vogël i Suad Sahitit do të luajë në Superiore këtë sezon, pasi ka përfunduar aventurën e shkurtër kroate.

Sulmuesi anësor, i cili në vitin 2015 kaloi nga Trepça ’89 te Rabotniçki, në janar u huazua tek Hajduku i Splitit, duke luajtur në ekipin e dytë në divizionin e dytë kroat.

Eksperiencë e rëndësishme, por menaxheri Shkumbin Qormemeti nuk arriti marrëveshje me kroatët dhe tashmë Sahiti vjen në Shqipëri, për të vijuar procesin e rritjes, sepse është vetëm 19 vjeç dhe kontrata me Rabotniçkin i përfundoi.

Ndonëse shumë i ri, Sahiti “i vogël” ka luajtur shumë ndeshje me Rabotniçkin dhe ka fituar goxha eksperiencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online