EKSKLUZIVE/ Moxhi vazhdon bashkëpunimin me Partizanin

Partizani vijon punën për edicionin e ri, me objektivat që mbeten të njëjta, për të rikthyer titullin në kryeqytet. Një mision jo dhe aq i lehtë, duke ditur se të gjitha skuadrat janë forcuar ndjeshëm dhe pritet që të jetë një kampionat akoma dhe më i fortë se në edicionet e fundit. Drejtori Olsi Rama po punon me shumë intensitet që të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese, por “SportEkspres.com” mëson një prapaskenë shumë interesante.

Luçiano Moxhi vijon të ketë kontakte me drejtuesit e Partizanit dhe bashkëpunimi me të do të vijojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Moxhi ka kontakt të vazhdueshëm me presidentin Demi dhe drejtorin Rama dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhme të ketë dhe ndonjë vizitë blic nga ana e ish-drejtorit të Juventusit. Pra, me pak fjalë, struktura e Partizanit nuk ka ndryshuar shumë dhe Moxhi mund të konsiderohet si këshilltar i presidentit Demi, i cili beson tek italiani.

Moxhi dhe Partizani do të vijojnë të ruajnë kontakte dhe ajo që mësohet tjetër është se shumë shpejt se italiani do të sjellë tek Partizani në huazim disa lojtarë nga Juventusi. Emrat nuk bëhen ende të ditur, por në orët në zhvillim mund të ketë diçka më konkrete. E sigurt është që te Partizani diçka po lëviz, por projekti mbetet ai i Luçiano Moxhit, i cili dhe pse dështoi në provën e parë ka besimin e “të kuqve”.

Ky rikthim i Moxhit në skenë ngre shumë pikëpyetje, sepse projekti i tij rezultoi një dështim, me afrimet aspak cilësore të sezonit të shkuar, ndaj ky hap pas në një farë mënyre tregon mungesën e ideve te Partizani, aty ku kanë dështuar në shumë drejtime, mjafton të kujtohet eliminimi pa zhurmë në Europa League, afrimi dhe largimi i Nikoliç, lufta e humbur me Edgar Çanin apo mungesa e afrimeve të tjera cilësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online