Laçi u mund nga Flamurtari dhe tashmë ka sërish lëvizje në pankinë. Sot pritet që të zyrtarizohet largimi i Migen Memellit, i cili e drejtoi skuadrën kurbinase që pas ndeshjes me Kukësin. Ai pasoi Artan Mërgjyshin dhe në drejtimin e Laçit arriti të grumbullonte 10 pikë.
Kurbinasit fituan 3 ndeshje, barazuan në një dhe u mposhtën dy herë. Kështu pas gjashtë ndeshjesh në krye të kurbinasve, Memelli e mbyll aventurën e tij dhe sigurisht që pret në vazhdim të punojë në krye të ndonjë tjetër skuadre. Këmbët në trajning tashmë i ka futur.
ZGJIDHJA – Quhet Besnik Prenga, nuk është i panjohur për Laçin. Në Europë arriti të drejtonte me sukses bardhezinjtë, që eliminuan Anorthosis Famagusta. Telefonatës së drejtuesve bardhezi ai i është përgjigjur pozitivisht dhe do të rikthehet në krye të kurbinasve.
Për Prengën do të jetë eksperienca e parë si trajner në Superiore, ndërkohë që në të shkuarën ka drejtuar në Kroaci. Aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe në Laç po e presin. Pozitiv është fakti që ai e njeh ekipin dhe ambientin, gjë që është shumë e rëndësishme.
VLADIMIR PRENGA