Oreksi vjen duke ngrënë dhe Laçi pas ka eliminuar bujshëm Anorthosisin qipriot, tashmë ëndërron të befasojë edhe norvegjezët e Moldes.
Një skuadër mjaft cilësore sdhe mbi të gjithë në kulmin e sezonit Molde, ndaj me të drejtë niset favorite e madhe, por ashtu dukej edhe Anorthosis.
Tashmë Laçi ka fituar besim të madh në forcën e vet dhe duket se edhe kroatët Eller e Kendesh janë goditje të zgjuara, pa harruar natyrisht Erjon Hoxhallarin, e huazuar nga Tirana.
Gjithsesi, në mbrojtje Laçi ka mungesë eksperience dhe disa lojtarë kanë luajtur jashtë roleve të tyre, ndaj presidenti Pashk Laska ka kryer një goditje urgjente para turit të dytë, zbulon “Sport Ekspres”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Skënderbeut Marko Radas, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe luan mjaft mirë në qendër apo në të djathtë të mbrojtjes, nëse është nevoja.
34-vjeçari është te Skënderbeu prej vitit 2011, ka dalë 6 herë kampionat dhe është një pikë referimi, brenda e jashtë fushe, duke u konsideruar një lider, aq sa tashmë Skënderbeu i ka besuar shiritin e kapitenit, si shpërblim për besnikërinë.
Sot Radas ishte në Kompleksin Tropical në Durrës dhe përveçse ka bërë pak plazh, ka diskutuar edhe me presidentin Takaj për huazimin në Laç, për turin e dytë në Europa League. Natyrisht, më pas do të kthehet në Korçë, edhe nëse Laçi vijon rrugëtimin evropian, por nëse kjo ndodh, Pashk Laska do gjente plot lojtarë që do i luteshin për të shkuar te Laçi.