Karabak “presion” Kukësit, blen sulmuesin e Bursaspor

Karabak në sulm përpara sfidës me Kukësin në turin e dytë kualifikues të Champions League. Kampionët e Azerbajxhanit janë përforcuar përpara ndeshjes së 25 korrikut në “Loro Boriçi”, duke blerë sulmuesin Xhon Delarzh.

28-vjeçari nga Kongo është transferuar në klubin nga Aghdami nga klubi i Superligës turke, Bursaspor. Një investim me vlerë 200 mijë euro, për të synuar përsëritjen e arritjes historike të pjesëmarrjes në grupet e Champions.

Në të kaluarën Delanzh ka mbrojtur ngjyrat e çekëve të Slovan Liberec, austriakëve të Admiras, ndërsa në Turqi ka luajtur i huazuar edhe te Osmanlispor. Sulmuesi pritet në orët në vazhdim, për të firmosur kontratën 2-vjeçare me Karabakun.

Mbetet ende për tu mësuar nëse kongolezi do të regjistrohet në kohë për ndeshjen ndaj Kukësit, si një mënyrë e azerëve për t’iu përgjigjur veri-lindorëve pas afrimit të sulmuesit nga Mozambiku, Rexhinaldo në urdhërat e trajnerit Armando Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online